Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh nga konferenca e zhvilluar një ditë më parë me disa studentë.

Meta thotë se nuk ka gjë më të rëndësishme se sa plotësimi i kërkesave të studentëve për një arsim cilësor.

Ai thotë se Partia e Lirisë nuk ka asnjë hezitim për t’i dhënë fuqinë që meriton zëri i studentëve.

Postimi i Ilir Metës:

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa plotësimi i kërkesave të studentëve për një arsim cilësor. Asnjë hezitim për t’i dhënë fuqinë që meriton zërit të studentëve. Shqipëria u përket të rinjve!