Identifikohet pacienti 60-vjeçar, që i dha fund jetës mesnatën e kaluar, duke u hedhur nga Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Vitkima është shtetasi Leonard Skabona, nga Rrësheni.

60-vjeçari ishte shtruar prej 10 ditësh te “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në katin e tretë, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.