Kryeministri Edi Rama ndodhet në takimin e organizuar në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij u ndal te njerëzit që besojnë në Teoritë Konspirative, ndërsa tha me shaka se nëse votohet Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës, numri i njerëzve që besojnë se toka është e sheshtë do të ulet.
“Mirëmbrëma të gjithëve, mua më kanë lënë në fund sepse flas shkurt. Ju siguroj që e ndjej dhimbjen e atyre që janë në këmbë. Do bëj çmos për të mos iu përmbajtur fjalëve të shkruara, pa hyrë në brengat e Erionit mbi botën e sheshtë apo cipet në vaksinë, sepse për fat të jeq dhe për gat të mirë nuk jemi vetë,. E mban Amerika flamurin e njerëzve që besojnë në budallallëqe.
Numri i njerëzve që sot besojnë në teoritë konspirative është rritur që kur është rritur aksesi në botën e informacionit. Por është një temë që besoj se bashkia do ta zgjidhi dhe kam besim që me votën që do t’i japin Erionit do të ketë më pak njerëz që besojnë se toka është e sheshtë.
Së pari, urime për këtë përvjetor. Jetojmë në një botë të cuditshme dhe ky është universiteti i parë i Tiranës dhe i Shqipërisë dhe pak ditë më parë isha në 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë. Dhe nuk është i vetmi që feston 70-vjetorin”, tha Rama.