Dy të rinj janë arrestuar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, pasi kanë përplasur për vdekje një 61-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, rreth orës 17:30, të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K., 61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.