Nuk kanë të ndaluar alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut. Klan Maqedonia raporton se mëngjesin e kësaj të premteje ka pasur alarme për bomba në disa vende të ndryshme të Shkupit, mes të cilave edhe në aeroportin e kryeqytetit.
“Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace” dhe në Aeroportin Aeroporti e Shkupit. Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të mbante konferencë për shtyp edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski”, raporton Klan M.





