Kandidati i tretë për kreun e SPAK, Edvin Kondili, po paraqet para KLP, platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Kondili u shpreh se objektiv mjaft i rëndësishëm për të është mirëfunksionimi tërësor i BKH.

Po ashtu një nga objektivat e tjera të Kondilit lidhet me shpejtësinë dhe objektivitetin.

“Në lidhje me vizionin tim, objektivat lidhen me ndjekjen penale dhe përfaqësimin në gjykim. Objektivi mjaft i rëndësishëm është mirëfunksionimi tërësor i BKH. Byroja është funksionale, por ajo ka një komponent të rëndësishëm, rekrutimi i shërbimeve të policisë gjyqësore. Për çështje specifike dhe sensitive byroja duhet të ketë këtë strukturë dhe të mos angazhojë Policinë e shtetit. Objektiv tjetër është pavarësia dhe përgjegjshmëria. Drejtuesi aktual ka ngritur një praktikë të mirë në këtë drejtim, që duhet të vijojë. Për shumë nga shkresat dhe praktikat është e panevojshme nënshkrimi i tyre nga titullari. Le të marrim një rast ku prokurorët e SPAK, që duhet të hetojnë veten e tyre, apo drejtuesin e prokurorisë, si do të procedohet për shkresën përcjellëse. Besoj se nuk ka pengese ligjore. Kjo zgjidhet fare mirë me një rregullore. Një nga objektivat e mia lidhet e shpejtësinë dhe objektivitetin. Dy janë mekanizmat, marrëdhënia e prokurorit me OPGj-në.”-tha Edvin Kondili.