Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Në një postim në Twitter, Rama i është përgjigjur kritikave për këtë proces.

Sipas ramës, procesi i zgjedhjes së Altin Dumanit foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë.

Kreu i qeverisë shprehet se të gjitha thashethemet e katundit politik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi, i mori era.

Postimi i Edi Ramës:

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!