Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë.
Situata me përmbytjet në territor ka ardhur duke u përkeqësuar ku nën ujë ndodhen mbi 2700 hektarë tokë si edhe 155 banesa të rrethuara. Ai pa nga afër gjendjen në fshatin Obot, atje ku banorët ndodhen të izoluar dhe komunikimin e kryejnë vetëm më mjetet e larta të ushtrisë dhe më pas u ndal edhe tek segmenti tjetër i bllokuar Darragjat – Shirq në njësinë administrative të Dajçit…
Banorët u shprehen se kjo situatë vjen jo vetëm nga reshjet, por edhe shkarkimet e HEC-eve.
Bashkia Shkodër ka kërkuar nga emergjencat civile 4 mjete + 3 varka të shoqëruara me forca ushtarake, nga të cilat 2 mjete + 2 varka në njesine administrative Ana e Malit, Ura e Sagjicës; 1 mjet + 1 varkë tek njesia administrative Dajç, si edhe 1 mjet në Bahçallek.