Kryeministri Edi Rama ndodhet sot të një takim me mjekët dhe infermierët, të cilët I falënderoi për punën e tyre.
Rama u ndal dhe te akuzat për korrupsion në sistemin shëndetësor, ku u shpreh se është një hije paragjykimi që i ndjek ata në punën e përditshme.
“Duhet të fokusohemi te njerëzit e sistemit mjekësor për t’ju shprehur falenderim të ndjerë dhe respekt të sinqertë, sepse kam parë nga afër kushtet e punës tuaj, që kanë ardhur duke u përmirësuar, por edhe ngarkesën e madhe për shkak të pamundësisë për ta shpërndarë në mënyrë të barabartë.
Por edhe përkushtimin që arriti kulmin gjatë pandemisë, por në fakt është e përditshmja e punës së bluzave të bardha.
Dua t’ju shpreh sërish solidaritetim tonë për atë që është një hije që e shoqëron gjatë gjithë kohës jetën tuaj të përditshme profesionale, hija e një paragjykimi të shëmtuar, sipas të cilit mjekët të shohin nga xhepat përpara se të të kapin në dorë.
Kjo është shprehja vulgare që përdoret rëndom, kryesish nga ata të cilët për fat të mirë, mos paçin kurrë nevojë, pot nuk kanë pasur nevojë për ju, kanë një kënaqësi që ne shqiptarët e kemi, për të marrë nëpër gojë për keq të njerëzve, e sidomos të atyre që vihen përballë dritave të skenës.
Patjetër që mes bluzave të bardha gjenden individë të padenjë, por këto nuk janë rregulla, por përjashtime që e përforcojnë rregullin, që është se në sistemin tonë shëndetësor, është meritë e juaj”, tha Rama.