Më datë 22 dhjetor pritet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të kthehet sërish në Shqipëri, për tu ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.

Mitsotakis mbërrin në Himarë rreth orës 9:30 të mëngjesit së ditës së enjte.

Sipas agjendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit.

Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.