Sandër Kovaçi, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, kundërshtoi nismën e Ministrisë së Arsimit për universitete publike të pavarura.
Sipas tij, po rrezikohet dhënia me PPP e universiteteve, ndërsa thekson se është në pritje të plotësikmit të kërkesave të pedagogovë nga qeveria.
Në lidhje me pagat, Kovaçi u shpreh: “Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm. Paga është sipas titullit. Mesa vura re unë, kryeministri ka mendimin që t’i hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet. Qeveria kërkon të rrisë këtë tavan dhe t’i hapë rrugë Universitetit të Tiranës. Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi.