Nisin sot punimet për Teatrin e ri Kombëtar. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se teatri i ri do të ndërtohet me para publike 9 herë më i madh dhe se do te jetë me i bukuri në Ballkan.

Ndërkohë shtoi se nuk do të lëshohet asnjë centimetër nga teatri.

Veliaj: Nje teater qe nuk kishte as themel, ne dimer shkoje me batanije dhe në dite vere do vije me peshqir, sot jemi më në fund gati, falenderim për ata që na sollën deri ketu.

U kërkoj ndjesë aktorëve që nuk na u bashkuan, si mund të ketë forca politike kundër teatrit, sheshit, janë copëza partish. Është vertet për të ardhur keq. Te mendosh se keto parti filluan si dramë, uishte tragjike se personazhet u shpallwn non grata dhe është komedi që ato nisma janë kthyer në vepra të lira komikë.

Sot më shumë se kurrë na duhet të kapim kohen e humbur. Teatri do të jetë në kohën e vet. Teatri do të ndërtohet me para publike. Do bëjmë një teatër 9 herë më të madh.