Në seancën e fundit plenare të vitit 2022, ministrja e e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar në rritjen e çmimeve në vend.

Sipas Ibrahimaj viti 2022 rezultoi një vit i cili nuk ishte normal, ndërsa shtoi se pasojat e kësaj lufte kanë kushtëzuar edhe ecurinë e buxhetit të shtetit për vitin 2022.

“Viti 2022 rezultoi një vit i cili nuk ishte një vit normal. Zbatimi i buxhetit u kushtëzua nga pasojat e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, e cila nuk u ndje vetëm në vendin tonë, por janë pasoja që po rezultojnë në tregues të një lufte të përbotshme, të një lufte të tretë botërore.

Impakti që ka pasur kjo luftë në ekonominë tonë është ndjerë, e kemi ndjerë të gjithë në shportën e familjes sonë, në pazaret tona të përditshme, pasi janë ndikuar çmimet e konsumit, janë ndikuar çmimet e karburanteve, janë ndikuar çmimet e energjisë elektrike, janë ndikuar çmimet e karburanteve, janë ndikuar çmimet e ndërtimit dhe të gjithë këto elementë, kanë kushtëzuar ecurinë e buxhetit të vitit 2022”, theksoi ajo.