Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend foli në lidhje me projektligjin për dekoratat.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky ligj do të krijojë një ndarje përgjithmonë me komunizmin.

Rama solli edhe shembuj se si duhet të rregullohet ligji për dhënien e dekoratave.

“Mirëkuptimi i gjërave të pamundura është bërë gjithnjë e më i pamundshëm. Del përpara çdo të enjte dikush flet se çfarë i teket e pastaj thotë se nuk kam prova. Po e nis nga fakti se ky projekt, të cilit dekomunistizuesit e zellshëm të këtij parlamenti duhet ta kishin përqafuar pa fund. Jo vetëm që nuk e përqafojnë me zell, por e kundërshtojnë. Ky projekt shkul komunizmin. Kjo e bazuar në fakte dhe prova, jo opinione. Kaloi nga mjeshtri i shquar tek mjeshtri i madh. Jemi i vetëm vend në Europë, që kemi edhe një dekoratë të flamurit kombëtar që është pasardhëse e urdhrit komunist të flamurit dhe një titull kalorësi i urdhrit të flamurit. Me titull kalorës që nuk ke asnjë kalë dhe asnjë grup kalorësish që të shoqërojnë. Është një urdhër që nuk ekziston. Dy flamuj dy Skënderbe, pro asnjë urdhër. I kemi grabitur Nënë Terezës Urdhrin. U bë dhe nja karikaturë tjetër që u hoq urdhri në 2013 dhe u bë medalja. Ne mendojmë që vetëm një moment ka pasur shtetit shqiptar që ka qenë serioz. Ka qenë momenti kur Mbreti Zog mori ekspertizën e nevojshme dhe modelin e nevojshëm nga jashtë, ndërtoi një sistem i cili është as më shumë dhe as me pak se një sistem i integruar në gjithë konstalacionin e urdhrave me medaljeve. Janë dy sisteme, ai që bazohet tek Franca dhe ai anglo-saksion”,- u shpreh Rama.