Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Paraditja do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave kalimtare në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë. Territori i Kosovës mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24_orëshit, duke bërë që të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Paraditja do ti ketë më të dukshme kthjellimet. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të theksojnë vranësirat.