Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit me një urim të shkurtër në gjuhën shqipe.

Ne videon të cilën ambasadorja e ka publikuar në Instagramin e saj, ambasadorja Kim thotë ‘Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri’.

Ambasadorja amerikane, në shumë raste e ka treguar se e ka përqafuar kulturën shqiptare, dhe madje ka zgjedhur  edhe qytetet e saj të preferuara.

Ajo shpeshherë poston foto nga qytete të ndryshme ne Shqipëri, ku kujdeset të tregojë elemente historike dhe kulturore të vendit tonë.