Një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit të tijë dhe ka dal nga rruga.

Shtetasi me iniciale K.F i cili ishte dhe drejtues i mjetit BMV po kryen  veprimet e mëtejshme procedurale .

Pasagjeri i cili udhëtonte  me të shtetasi A. G ka marrë plagë të lehta  u transportua për në spitalin e Korçës ku po merr edhe mjekim.

Njoftimi i Policisë:                

Devoll/Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMV”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.