Gjykata e Lezhës ka dhënë arrest me burg për Leonard Pepën dhe Sebastiano Malotajn, të cilët dhunuan disa ditë më parë drejtorin e OSHEE-së Lezhë.
Malotaj dhe Pepa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i dëmtuan automjetin Edmir Përndrecës, dhe më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Sulmi dyshohet se erdhi për shkak të detyrës së Përdrecës. Ndërkohë, ka dyshime se autorët mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE-së.





