Grupimi “Bicycle Durrës” ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.
Të rinj e të reja, por edhe qytetarë të ndryshëm, të mbështjellë me flamuj kuq e zi jane nisur së bashku nga sheshi Iliria, për të përkujtuar me mënyrën e tyre, këtë datë historike.
Në formën e një cikli të mbyllur, ata do të përshkojne me biçikletë të gjithë qytetin, duke u rikthyer në fund në pikën e nisjes. Përfaqësuesi i këtij grupimi, Geri Emiri, tha se është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë të rinjtë e qytetit.
Ndërgjegjësimi qytetar ishte në fokusin e organizatorëve të këtij aktiviteti përkujtimor.





