Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann iu ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve në emër të delegacionit të BE-së.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Hohmann në urimin e saj shkruan se BE shikon përpara një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira teksa shton se “jemi të lidhur me të njëjta vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku”.

Gjithashtu, ambasadorja Hohmann thotë se puna për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian po vazhdon që të japë rezultate, teksa thekson se fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe në këtë drejtim.

“Ndërsa viti 2022 po mbyllet, ne shikojmë prapa në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti evropian.

Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon të japë rezultate: fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe.

Ne jemi të lidhur me të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku.

Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen  dhe Vitin e Ri

Christiane Hohmann, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri”, shkruan Hohmann.