Ambasadorët e shteteve të Kuintit (Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar),i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, që serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë t’i heqin barrikadat brenda 24 orëve.

Siç mësohet jozyrtarisht, shkruan media serbe, ambasadorët e Quinte-it i kanë dërguar ultimatum Vuçiçit sonte në mbrëmje që të hiqen barrikadat brenda 24 orëve.

Këtë informacion e ka komentuar kryeredaktori i Informer, Dragan J. Vuçiqeviç.

“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, vetëm sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që brenda 24 orëve t’i largojë barrikadat, në të kundërtën. Kurti nuk e pengon më zbatimin e ligjit. Pra do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët,” tha Vuçiqeviç.

Kujtojmë se të shtëna janë dëgjuar në Zubina Potok rreth orës 19:45.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundi ka përfunduar takimin me kryeministren Ana Brnabiq dhe lidershipin ushtarak, ndërsa pas takimit me presidentin Vuçiç, gjenerali Milan Mojsiloviq ka shkuar në Rashkë.