Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdoğan bën një koment të veçantë lidhur me polemikat për aktivizimin e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës duke lënë të kuptohet se nuk ishte aspak dakord me vendimin e trajnerit, Fernando Santos.
“Cristiano Ronaldo u bë viktimë e politikave dhe sanksioneve që iu bënë atij në Kupën e Botës. Të lësh në stol një lojtar si Ronaldo ose ta aktivizosh atë në pjesën e dytë? Nuk mund t’ia bësh të gjitha këto gjëra të tilla atij”.
Kreu i shtetit turk u ndal më pas edhe te suksesi i Argjentinës që sipas tij është tërësisht i merituar.
“Argjentina luajti në mënyrë të mrekullueshme. Ata fituan trofeun pas 30 vitesh. Ne shpresojmë të njëjtën gjë për shtetin tonë. Makronit i thashë që mos t’i vinte keq, sepse Argjentina luajti më mirë”.





