Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi për bombë.

“Për shkak të një kanosje me mjet shpërthyes mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Klan Kosova njofton se pas kërcënimit me bombë nga hapësirat e aeroportit janë evakuuar pasagjerët dhe personeli. Po ashtu, zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, ka thënë se të gjitha ekipet emergjente janë duke kryer punën e tyre.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.