Një 38-vjeçar në Maliq ka ushtuar dhunë ndaj kunatës së tij dhe e ka kërcënuar me armë.
Mësohet se dy ditë më parë, 38-vjeçari me iniciale I.D., ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje.
Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa kunatës së dhunuar iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.





