Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit një foto nga festa e organizuar për fundvitin, ku ajo që bie në sy është fakti se kjo drekë ka bërë bashkë grupin e Berishës dhe atë të Alibeajt.
Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se dreka u organizua nga deputeti Xhelal Mziu ndërsa e quajti një fillim të ri për grupin parlamentar të PD-së
“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! ka shkruar Berisha.