Policia e Kosovës ka konfirmuar se është hapur qarkullimi në pikën kufitare Merdarë, pas vendimit të presidentit serb Vuçiç për të nisur me heqjen e barrikadave.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë,” njoftoi policia e Kosovës.
Ndërkohë ajo ka nisur dhe një hetim mbi djegien e disa kamionëve në një prej barrikadave të vendosura në veri.





