IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.
Në trupin e objektit u hapën 1100 furnela dhe u vendos një sasi prej 40 kg lëndë plasëse.
Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe me herët të gjitha bizneset dhe banorët e banesave pranë këtij pallati u njoftuan që nga ora 12.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulnin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ky pallat mbeti i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pak më ditë më parë u shemb me shpërthim të kontrolluar kafazi i ashensorit të këtij pallati, për t’i lënë radhën procesit të shpërthimit të plotë ditën e sotme.





