Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me faljen e kërkuar nga kryeministri aktual Edi Rama në lidhje me fyerjet dhe ofendimet që ka bërë gjatë vitit 2022.
Berisha e quan këtë falje pa pendesë dhe se ë shtë mëkat i rëndë
Postimi i Berishës:
Dy fjale per ndjesen! Miq, ndjesa eshte virtyt njerezor dhe hyjnor i njeriut te qyteteruar. Por ndjesa pa pendese eshte fasade, eshte mekate i rende. Te kerkosh ndjese pa pendese eshte njelloj sikur djalli te perpiqet te gjeje strehe ne librat e shenjte! Kjo lloj ndjese ka ne baze instinktin e pudorit (turpit) te cilin e kane ne nje mase te caktuar edhe kafshet. Ndjesa pa pendese eshte kallp ndjese dhe nuk buron nga ndergjegjia e vrare e njeriut per vepren e keqe qe ka kryer. E tille ishte ndjesa e Edi Rames naten e Vitit te Ri. Pra ajo ishte dhe mashtrimi i tij i fundit pasi vjedhja e tij vazhdoi edhe naten e Vitit te Ri. Ka tipa, thoshte ish presidenti i Frances Fransua Mitterand, qe pasurohen edhe duke fjetur. Nje tip i till eshte Edi Rama qe vjedh edhe duke fjetur pasi gjemite e kontrabandes, parate e djegsave fryjne panderprere çdo minute kuleten dhe kontot e tij.
Prandaj dhe ndjesa e tij ngjan me gjahtarin e Çehovit, i cili vrau gjate gjahut nje njeri ne pyll dhe pasi i kontrolloi xhepat i gjeti nje kuti me cironka. Hape ti hame, – i tha shoku. Ndjese, – iu pergjigj gjahtari vrases, keto nuk po i hame se jemi ne kreshpe.
Edhe Rama nuk kerkoi ndjese te vertet per te zezat qe iu ka bere shqiptareve sepse ne ndergjegjen e tij pendesa si e tille nuk ekziston. Duke perfunduar i them Edi Rames nese i ka ngelur nje nanogram ndergjegjie njerezore ne ndonje skute te erret te psiqikes, ti kerkoje te falur shqiptareve se: i ka vjedhur çdo dite, i ka mashtruar çdo dite, i ka perzene nga vendi i tyre cdo dite dhe me shume se cdo lufte civile. Dhe Ik…! Perndryshe Revolucioni Demokratik do ta hedhe kete vit aty ku e meriton, ne honet e turpit te historise