Një skenë surreale është regjistruar në Brazil, më saktësisht vetëm pak metra nga trupi i pajetë i Pele. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infanino, i pranishëm në stadiumin e Santosit për t’i dhënë lamtumirën numrit 10, është bërë protagonist i një momenti të sikletshëm.

Sipas asaj që duket edhe në foto, ai ka bërë një selfie me një të pranishëm. Gjesti i numrit 1 të FIFA-s ka ngjallur zemërimin e brazilianëve që e kanë sulmuar dhe kritikuar verbalisht në rrjetet sociale.