Një boksier shqiptar, 23-vjeçar është gjetur i vrarë me thikë mëngjesin e 31 dhjetorit në Gjermani.
Lajmi u bë i ditur dhe nga gazeta britanike. Ai u gjet i pajetë në hekurudhë, në stacionin Gunzenhausen nga punonjësit e saj.
Shqiptari i identifikuar si Liridon B. ish-kampion i boksit, i shpallur kampion për të rinjtë Frankonian në vitin 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë.
Për krimin makabër ka folur dhe ish-trajneri i tij, Ralf Markert.
“Ai rrëshqiti në rrugën e gabuar. Shokë mashtrues, drogë, në paraburgim për të mitur. Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të boksonte përsëri. Ai premtoi se nuk do të prishte më punë. Por një vit më parë ai ndaloi së luajturi,” tha ai.
Në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. (23 vjec, gjithashtu me rekord droge).
Ish-boksieri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.
Liridon B. iku, kurse Andreas M. shkoi në klinikë për ndihmë mjekësore.
Dy orë e gjysmë pas debatit, Liridon B. u godit me thikë në hekurudhë. Çfarë ndodhi atje është ende e paqartë, shkruan gazeta gjermane Bild.





