Një efektiv i Policisë Rrugore së Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij.

Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi të Pallatit me Shigjeta, duke lëvizur civil.

Forcat Shqiponja i bënë me shenjë të ndalonte mjetit që ishte me xhama të zi.

Pas disa metrash ai ka ndaluar t’i shajë dhe ofendojë kolegët, por gjatë kontrollit i kanë gjetur një sasi kanabisi.

Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, raporton “OraNews”.