Ndërtimi i ri në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet është drejt fundit, teksa së shpejti do të nisë investimi edhe në godinën qëndrore të këtij materniteti.
Lajmin e bën të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se arkitektura historike e godinës nuk do të preket.
“Me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në postimin e parë në Facebook për ditën e sotme.