Gianluca Vialli nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e keqe në pankreas. Ish-sulmuesi i njohur italian, ka ndërruar jetë sot në Londër në moshën 58-vjeçare. Gjatë karrierës si futbollit, Vialli luajti me klube si Juventusi, Sampdoria, Chelsea dhe Cremonese, ndërkohë që me kombëtaren italiane zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 16 gola.Vialli fitoi titullin me Sampdorian, titullin dhe Champions me Juven, ndërkohë që në “Stamford Bridge” festoi FA Cup. Verën e kaluar ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në shpalljen e Italisë kampione Europe në Angli.

Ai ishte kapiteni i bardhezinjve në suksesin e fundit në Champions League (1996), teksa fitoi një titull historik me Sampdorian, ekip që e dërgoi në finalen e Champions (1992) bashkë me Mancinin, “binjakun” e golit, sfidë që u humb 1-0 ndaj Barcelonës. E veçantë ishte edhe aventura në Premier League, me Viallin që gjatë një periudhe ishte trajner dhe futbollist i Chelsea. Si trajneri i “Bluve të Londrës” fitoi Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane (1998), ndërkohë që provoi më pas edhe një aventurë në stolin e Watford.

Chelsea gjithashtu i bashkohet botës së futbollit në pikëllimin për ndarjen nga jeta të Gianluca Viallit.Ish-sulmuesi ka veshur fanellën e klubit anglez nga vitit 1996 deri në vitin 1999. Në 87 ndeshje të luajtura me Chelsea, Vialli ka shënuar 40 gola dhe ka asistuar 2 herë.

“Do t’i mungosh të gjithëve. Një legjendë për ne dhe për të gjithë fubollin botëror. Pusho në paqe Gianluca Vialli”, shkruhej në mesazhin e Chelsea.