Mbrojtësi maroken i Bajern Mynshen, Nusair Mazraui, do të duhet që të qëndrojë për disa kohë larg futbollit, sepse u diagnostikua me një inflamacion në indet e zemrës pas infektimit me Covid-19.

Mbrojtësi Nussair Mazraoui do të qëndrojë jashtë fushe pas komplikacioneve si pasojë e Covid

Mazraoui humbi takimin çerekfinale të Marokut ndaj Portugalisë në Kupën e Botës për shkak të koronavirusit, ndërsa më pas ishte në fushë për 45 minuta në sfidën ndaj Francës.

Por ai nuk ishte në fushë në finalen e vogël kundër Kroacisë, për shkak të një problem në muskul. Pas vizitave të kryera me rikthimin e futbollistit në ekip,  Bajern lajmëroi se Mazraui vuan nga perikarditi.

Mjekët konstatuan skuqjen e mureve të zemrës të lojtarit vetëm dy ditë më parë kur i gjithë ekipi u paraqit në “Sibener Strasse” për të bërë kontrollin rutinë shëndetësor përpara fillimit të përgatitjeve për fazën e dytë të sezonit. Edhe pse ende nuk mund të jepen data fikse mendohet se problemi në zemër i Mazrauit është shqetësues.

Mjekët presin që lojtari të rikuperohet brenda 4 deri në 6 javë, raporton gazeta gjermane “Bild”. Lojtari është lënë pushin, ndërsa bavarezët kanë flutuar drejt Dohas për të kryer fazën përgatitore.

Trajtimi ndaj 25 vjeçarit është njësoj si ndaj lojtarit tjetër, Alfonso Dejvis, i cili u diagnostikua me një problem të vogël në zemër, pasi u infektua me Kovid në muajin Dhjetor.