Sportistja Viktoria Lee është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare dhe ende nuk dihet arsyeja e vdekjes. Sportistja e arteve marciale ka ndërruar jetë më 26 dhjetor, por lajmi u konfirmua dje nga motra e saj, Angela përmes një postimi në Instagram.

“Viktoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë. Na shumë mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”, shkruan Angela.

Ajo fitoi dy medalje të arta radhazi (2019, 2020) në kampionatin botëror për të reja në peshën deri 57 kg.