Dënohet me 8.8 vite burg Gentian Malindi i arrestuar disa kohë më parë me akuzën e ngritur nga SPAK se është prositës i 137 kg kokainë të kapura në 2019 në Portin e Durrësit.

Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO. Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar ndërsa ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nga autoritetet. Pas arrestimit, ndaj tij u riçel hetimi po me gjykim të shkurtuar, ndërsa ai dhe avokati i tij.

Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit në afërsi të Vorës, ndërsa ndaj Malindi ka nisur edhe një procedim tjetër që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara.

Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz. Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Ky i fundit punonte si oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Myslimhaka, pastrues në anijen e peshkimit “Eniëay”. Përfshirja e Malindit, u zbulua nga përgjimet por edhe nga dëshmia e të dënuarit Ardian Bega.