Një lajm i mirë vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në lidhje me fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ” Nënë Tereza”.

Me anë të një postimi në “Facebook” ajo ka njoftuar se një kompani tjetër prestigjioze do të nisë fluturimet nga aeroporti në Rinas.

Bëhet fjalë për kompaninë prestigjoze spanjolle “Iberia”, e cila nga 20 qershori do të kryejë fluturimet Madrid-Tiranë- Madrid.