Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente kaosi, pasi karikusi i një celulari mori flakë.
Zjarri filloi kur një bankë elektrike mori flakë, me tymin që përfshiu kabinën dhe çoi në evakuimin e avionit me 189 pasagjerë dhe ekuipazh.
Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.
Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.





