Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë me një mesazh për shqiptarët, të cilëve u kërkon që të mos emigrojnë në mënyrë ilegale.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada u kujton shqiptarëve bandave kriminale.

Në postim shkruhet se trafikantët mund të vënë në rrezik jetën e çdo emigranti apo të familjarëve të tyre.

“Trafikantët mund të vënë në shënjestër familjen tënde nëse nuk marrin paratë që u detyrohesh. Mos rreziko. Duke punuar për mandate kriminale po vë në rrezik edhe familjen tendë,”- shkruan ambasada britanike në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. 

Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre.

Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Kreu i qeverisë i konsideroi deklaratat e Braverman si ‘britmë çmendine’ dhe ‘retorikë kriminale’.