Drejtuesit e automjeteve të cilët kryejnë manovra të gabuara duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, janë ‘ndëshkuar’ nga droni edukues.
Përmes pamjeve të kapura nga lart, janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë deri në 3000 lekë drejtuesit të cilët kanë thyer rregullat duke u kthyer në burim aksidenti.
“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, njofton policia.