Apeli i GJKKO i ka dhënë pafajësinë anëtares së KPK-së Etleda Çiftja, e akuzuar për “falsifikim” dhe  “deklarim të rremë të pasurisë”.

SPAK kishte kërkuar kërkuar 1.6 vite burg për të por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka  (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

  1. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.