Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotmë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të lërë mandatin për bashkimin e PD-së, e cila është përçarë që në shtator të vitit 2021.

I ftuar në News 24, Salianji theksoi se kjo përçarje i intereson vetëm Edi Ramës.

“Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget.

E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte.

Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje”, tha Salianji.