Myrto Uzuni ja shijuar një mbrëmje protagonisti mes yjeve të futbollit botëror. Sulmuesi shqiptar, duke përfaqësuar Ferencvarosh zbriti në Alianz Stadium për të sfiduar Juventusin.

Dhe, skuadra e tij ia doli mjaft mirë ta bënte këtë teksa shënuan të parët, pikërisht me Uzunin që shtangu portierin Shezni dhe festoi “alla Ronaldo”.

Një rrjetë dhe një festim që e vuri në qendër të të gjithë mediave prestigjioze europiane, ndërsa në fund edhe pse italianët ia dolën të përmbysnin golin e tij, Uzuni shijoi një tjetër moment magjik.

Beratasi ia doli të merrte fanellën e CR7 idhullit të tij nga fëmijëria, e ndërsa shkëmbyen edhe disa fjalë, me siguri ky do të jetë një nga ato çaste të karrierës që Uzuni mund ta vendosë në kornizë.