Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgëzuar autoritetet për arrestimin e kumbarit të mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro.
Meloni falenderoi forcat e Armatosura për punën e tyre në “arrestimin e personit më të rëndësishëm të grupit të mafias, dhe tha se “kjo është një fitore e madhe për shtetin”.
Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro.
Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij.
Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.





