Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt ishullit.
Ai tha se do ketë lehtësira për lëshimin e vizave për ata që duan të shkojnë në Angli, por sigurisht dhe ky format, do ketë rregullat e veta.
Qeveria angleze ka dhënë fonde me qëllimin shtimin e investimeve në qarqet, ku emigracioni ilegal nga Shqipëria drejt Anglisë është shumë i madh.
.“Në fakt është 8.4 milionë paund, për tre vite e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë të cilat nuk k apse të kryhen detyrimisht nga një vend I caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra? Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri”, tha ai.