Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus i është rikthyer historisë së Martin Çeços, i cili u gjet i vrarë në Qershor 2022 në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit.

Me bashkëpunimin edhe të familjarëve të të ndjerit, Uniko ka mundur të hapë profilet në Facebook të Martin Çeços dhe ka zbuluar personat me të cilët ka folur Martin Çeço.

Në një nga këto biseda u evidentua ajo me një vajzë të quajtur Tina. Nuk është Tina Pajollari, por një tjetër e quajtur Tina Plepi.

Ajo është nga fshati Sheqeras dhe herë pas here shkon në Greqi për të punuar. Stafi i Uniko shkoi në banesën e Tina Plepit, por nuk e gjeti aty pasi ndodhet në Greqi. Me ndihmën e familjarëve të saj, Uniko arriti të bisedonte përmes video-telefonatës me Tina Plepin.

Nga evidentimi i Facebook-ut të Martin Çeços, vihet re se më datë 12 Qershor 2022, disa orë përpara se 26-vjeçari të vritej.

Në një nga këto biseda vihet re një telefonatë në Facebook 49 minuta me Martin Çeçon. Por çfarë kanë diskutuar kaq gjatë Tina Plepi dhe Martin Çeço? Në bisedën me gazetarin Spartak Koka, Tina Plepi tregon se filimisht i kishte telefonuar Martini dhe i thoshte që e donte. Mirëpo ajo, siç shprehet vetë, i sqaroi që nuk ishte Tina Pajollari por Tina Plepi.

Spartak Koka: E ke marrë në telefon në orën 19:17, 49 minuta. Data 12 Qershor 2022.

Tina Plepi: Po, më ra ai mua në telefon, i rashë unë, po.

Spartak Koka: Po 49 minuta çfarë keni folur? Se kjo është shumë e rëndësishme të sqarohet. 49 minuta.

Tina Plepi: Ai 49 minuta vetëm kaq më ka thënë. Të lutem më ka thënë mua, je Tina Pajollari? Jo I thashë unë. Mua mos më ngatërro. Desha t’ia hapja kamerën, do më shikosh thashë unë kush jam? Jo, tha. Të lutem, tha, nuk dua të hap kamerën.

Spartak Koka: Po, I ke rënë dhe me video ti, është e vërtetë, I ke rënë me video në orën 19:24, I ke rënë sërish me video ti. Ndoshta për këtë.

Tina Plepi: Me kamera?

Spartak Koka: Me kamera po. Dhe nuk ta ka hapur, nuk të është përgjigjur ai.

Tina Plepi: I kam thënë po do të hapësh kamerën më shiko kush jam se unë nuk jam Tina Pajollari.

Spartak Koka: A foli Danjeli me Martinin?

Tina Plepi: Danjeli as e njihte fare, Danjelit kur kam ardhur I kam thënë shiko urdhro burrë thashë unë, I kam rënë këtij personi, ai më ka bërë ftesë thashë unë, edhe unë e pranova se nuk e dija. Po ti çdo më tha mua? Po nuk e dija, thashë unë, e kam pranuar. I ra në telefon, tha ti je Tina, jo I thashë unë nuk jam ajo që kërkon I thashë unë. Më dërgonte mesazh, të lutem më hap telefonin. Ke frikë nga prindërit më tha mua? Jo nuk kam frikë nga prindërit I thashë unë por mos I bini më I thashë unë se jam e martuar me burrë, kaq I ka thënë Tina, asgjë tjetër. Ja nxirri telefonatat po s’më besove.

Spartak Koka: Po 49 minuta çfarë është folur? Çfarë të kërkonte?

Tina Plepi: Ai kërkonte vetëm kaq gjë, më ka thënë vetëm kaq gjë, në qoftë se ti je e martuar më ka thënë mua, unë nuk të ngacmoj. Ok I thashë unë, e lemë me kaq. Mos më dërgo më mesazh se kam burrin këtu thashë unë. Nuk më besonte, jo nuk e ke burrin. Ore e kam o Martin, I thashë unë, të lutem mos më ngacmo I thashë unë. Ai fillonte I binte telefonit, unë e bllokova. E kupton. E bllokovi Tina se unë kisha burrin në krah.

Spartak Koka: Burri, Danjeli ka folur ndonjë moment me Martinin?

Tina Plepi: Jo nuk ka folur, më vraftë I madhi Zot jo. Nuk ka folur.

Spartak Koka: Në momentin e parë që keni folur së bashku, çfarë të ka thënë Martini?

Tina Plepi: Martini vetëm kaq më ka thënë, më fal I thashë unë pse më ke bërë ftesë mua mo Martin I thashë unë? Po ti je Tina Pajollari. Jo I thashë unë, të lutem unë jam Tina P. Ka mundësi mos i biesh më, i thashë unë? Ose hap kamerën më shiko kush jam unë dhe të besohet. Jo ajo je. Po ja hap kamerën o vlla se të marr unë me kamera se s’kam frikë, thashë unë. Jo tha, nuk dua, tha, nuk më pëlqen me kamera. Ok I thashë unë, s’të pëlqen mos I bjer më telefonit, nuk dua I thashë unë se më fut në sherr me burrin. Po ku e ke burrin? Unë e di që ti s’ke burrë. Ore kam, si s’kam burrë unë. Jam pa burrë? Kur të vijë burri urdhro fol I thashë unë.

Spartak Koka: Po Danjeli ku ishte?

Tina Plepi: Danjeli ishte në punë. Në atë kohë tha Danjeli ta marr unë? I thashë unë merre po do ta marrësh. I ra Danjeli ai s’ishte në linjë, Martini, që ta sqaronte muhabetin.

Spartak Koka: Po 49 minuta, janë shumë 49 minuta. Se e gjithë kjo që thua ti mund të zgjasë 5 minuta. Ç’a thoshte Martini tjetër?

Tina Plepi: Nuk e di, mua vetëm kaq më ka thënë. Më ka thënë mua ti je që shet byreçka. Jo o vlla I thashë, nuk jam unë. Unë nuk jam nga Korça, unë jam nga Sheqerasi. Nuk jam nga Korça. Jo ti je Tina më tha mua. Ore nuk jam unë. Si jam unë Tina I thashë unë? Ti je lidhur me Tina Pajollarin, nuk je lidhur me mua, I thashë. Mua më bëre ftesë, të pranova thashë unë. Pyet familjen time, sa shkollë ka Tina thuaji, a di të shkruajë shumë Tina thuaji? Se unë s’di të shkruaj. Nuk marr vesh se aq shkollë kam bërë. Unë s’I kam shkruar as edhe njëherë Martinit. Për Zotin.

Spartak Koka: Tani çfarë thoshte ai? Të donte? Çfarë thoshte? Për Tina Pajollarin çfarë thoshte? E dua? Po qante? Në çfarë gjendje ishte? Po qante? Po qeshte? Ishte I qetë? Si ishte Martini?

Tina Plepi: Po, po, po. Ai vetëm qante dhe thoshte e dua këtë femër, ti je më thoshte mua Tina Pajollari. Unë për ty tha nuk ndahem. Unë të dua tha. Unë nuk ndahem nga ty. Ore çfarë llafos I thashë unë, kam burrin ore djalë. Jo mos ma mbyll telefonin. Ore djalë mos thuaj kështu nuk të njoh. Më bëre ftesë të pranova I thashë unë.

Spartak Koka: Po qante?

Tina Plepi: Po, qante në telefon. Biles e kishte dëgjuar dhe I ati, se pak a shumë I pashë. Kishe vajtur tek e ëma e Tina Pajollarit, kishe vajtur dhe te I ati. Qante I ati. Po Tina nuk ngatërrohet, unë për çun që kam, unë s’ngatërrohem me këto.

Spartak Koka: Po mirë Martini po qante në telefon?

Tina Plepi: Po, qante, thoshte ti je. Ore nuk jam unë, të lutem I thashë unë. Ti je tha, ore nuk jam unë. Qante Martini.

Spartak Koka: Po me babain e Martinit fole?

Tina Plepi: Jo, jo. Nuk kam folur.

Spartak Koka: Dëgjohej Nevzati nga ana tjetër? Fliste Nevzati?

Tina Plepi: Jo, jo.

Spartak Koka: E more vesh ndonjë moment se ishte nga Kolaneci? Të tha që ishte nga Kolaneci?

Tina Plepi: Jo, jo për Zotin nuk më tha asgjë. Vetëm kaq më tha mua, ti je Tina nga Korça që ke bërë byreçka? Jo I thashë unë, jam nga Sheqerasi nuk jam nga Korça I thashë unë. Po ti më tha mua, më fiksove shumë. E po qante në telefon.

Spartak Koka: Përmendi ndonjë emër të ndonjë shoku të vet, ndonjë emër të ndonjë personi I cili I kishte thënë ndonjë gjë?

Tina Plepi: Jo, jo, nuk ka përmendur jo për Zotin.

Spartak Koka: Kur e more vesh që ka ndërruar jetë Martin Çeço?

Tina Plepi: Unë e mora vesh… I thashë burrit unë po ky Martin Çeço po këtë e kisha shok, si ka mundësi, gjynah, e kam pranuar padashje, gjynah. Unë s’di gjë tha mos më ngatërro. Unë s’di gjë nga këto avaze tha. E ke bërë shokë s’ka ndonjë gjë, tha, padashje e ke bërë, s’ka ndonjë gjë.

Spartak Koka: Të ka thirrur policia deri më sot?

Tina Plepi: Jo, jo, mua s’më ka thirrur gjë policia. Jo, jo. E të më thërrasi policia unë jam me të vërtetën.

Spartak Koka: Nga fshati Blacë njeh njeri?

Tina Plepi: Jo, jo, nuk njoh asnjë njeri.

Spartak Koka: Pas telefonatës me ty, e ka mbyllur në 19:50, në 19:56 telefonohet nga 3 persona nga një fshat i Pogradecit.

Tina Plepi: Nuk njeh Tina nga Pogradeci, për Zotin e madh, nuk njeh Tina.

Spartak Koka: Me bashkëshortin e parë je ndarë, me Gencin?

Tina Plepi: Po, po, jam ndarë.

Spartak Koka: Keni një fëmijë? Sa kohë ke që jeni ndarë?

Tina Plepi: Unë po bëj 5 vjet, në Qershor bëra 5 vjet që jam ndarë.

Spartak Koka: Me Danjelin sa kohë ke që je e lidhur?

Tina Plepi: Me Danjelin aq kam, 8 muaj kam që jam lidhur.

Spartak Koka: Kur të shkruajti Martini ‘ti je dashuria jeme’, e lexove atë?

Tina Plepi: Ai e kishte bërë jo ti je dashuria ime, në radhë të parë e kishte bërë kështu ‘të lutem Tina të ka lali zemër’. Se unë i kam fshirë mesazhet, e kupton Tinën, e bllokova se thashë mos ashtu burri, ma ka bërë vetëm kaq ‘Tina zemër pse nuk e hap telefonin sepse e di shumë mirë që ti je Tina Pajollari’. Të lutem i thashë unë mos më ngacmo se më fut në sherr me burrin se tani në darkë kam burrin i thashë unë.

Spartak Koka: Ti ke qenë në Sheqeras atë ditë apo jo?

Tina Plepi: Jo, jo unë nuk kam qenë në Sheqeras kam qenë në Greqi te burri.

Spartak Koka: Në Qershor ke qenë në Greqi?

Tina Plepi: Po, në Greqi kam qenë në Qeshor, po. Jo në Sheqeras.

Spartak Koka: Ai të ka thënë ty ‘të dua shumë. Ti je jeta ime’, të ka thënë. Ti ke bërë prapë një telefonatë tjetër me të 6 minuta. Një bisedë tjetër 4 minuta dhe ‘të dua, të dua jeta ime’, të ka thënë, dhe të ka dërguar një zemër. ‘Më bëre të lumtur’, çfarë donte të thoshte ‘më bëre të lumtur’.

Tina Plepi: Nuk e di, ai e bëri mesazh ‘më bëre të lumtur’. Unë tani e kam burrin që e kam bërë të lumtur, nuk e bëja atë, e kupton Tinën, ç’lidhje kam. Martini më bëri ftesë, e pranova si shok se unë nuk e dija. Unë ja pyete burri, edhe njerëzit e burrit që s’i njihja i bëja shok se nuk e dija.

Spartak Koka: Me burrin, sa minuta pasi ke bërë bisedën me Martinin je takuar? Apo ka qenë aty pranë teje?

Tina Plepi: Me burrin?

Spartak Koka: Me Danjelin, me të dashurin.

Tina Plepi: Danjeli në orën 6 e gjysmë më ka ardhur nga puna se ishte në krasitje, bënte krasitje.

Spartak Koka: Në orën 19:17 ti ke folur me Martinin. Pra ka qenë dhe Danjeli kur keni folur.

Tina Plepi: Jo nuk ishte Danjeli, jo.

Spartak Koka: Po kush ka qenë?

Tina Plepi: Asnjë njeri s’ka qenë, kam qenë vetë fare.

Spartak Koka: Prapë e ke marrë në telefon dhe keni folur 6 minuta një herë, 5 minuta një herë tjetër.

Tina Plepi: Unë kur e kam marrë i kam thënë vetëm kaq, të lutem se ma ka thënë Martini ma shkruar në mesazh, të lutem më hap telefonin, e kam marrë se nuk dija t’i bëja mesazhe dhe i kam thënë vetëm kaq pa kamera ‘Martin lutem – i thashë – më ler rehat se nuk po të ngacmoj se unë kam dhe një çun, kam lënë burrin’. Ja kam sqaruar mirë. ‘E kam lënë këtë, kam burrin e dytë thashë unë, se po më mori vesh ky – thashë unë – unë do ndahem nga ky’. E kupton Tinën, se sigurisht ndahesh.

Spartak Koka: Pasi ka ndodhur e gjitha kjo, çfarë thoshte Martini kur ke folur në telefonatën e fundit, çfarë thoshte?

Tina Plepi: Po në telefonatën e fundit vetëm kaq më tha, unë të dua tha, nuk ndahem. I thashë unë shiko punën tënde. Jo nuk do ndahem tha, mos ma mbyll telefonin ashtu. Jo unë do ta mbyll telefonin i thashë se jam me burrë, të lutem i thashë unë, mos i bjer më. Unë ia mbylla telefonin, ai më dërgoi mesazh. Të lutem hap telefonin flasim me zemrën tënde, më tha. Jo i thashë unë se nuk dua të flas. Të nxjerr burrin po s’më besove? Ja ma nxirr burrin ma bënte mua në telefon, ma nxirr ta shikoj unë thoshte. E ke burrin apo jo?

Spartak Koka: Foli Danjeli me të?

Tina Plepi: Jo Danjeli nuk foli me të se i thashë unë, Danjel fol, tha nuk kam terezi të flas grua tha se unë do fle se jam i lodhur. Nuk ka folur Danjeli.

Spartak Koka: Nga Maliqi nuk njeh njeri?

Tina Plepi: Jo, jo…

Spartak Koka: Nga Kolaneci nuk njeh njeri?

Tina Plepi: Nuk kam punë unë, as ia di emrin, as ma dinë, nuk e njoh fare as Martin, as…

Spartak Koka: Kur je kthyer në Shqipëri për herë të fundit?

Tina Plepi: S’jam kthyer në Shqipëri fare, po bëj 8 muaj në Greqi./tvklan