Publikohet raporti e Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së Lear Kurtit, ku thuhet se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3.

Mësohet se në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Kujtojmë se familjarët e Lear Kurtit kanë hedhur akuza për policinë, ndërsa pohuan se i riu kishte shenja dhune në trup.