Është izoluar rasti i parë me virusin RSV në Shqipëri.
Instituti i Shëndetit Publik deklasroi këtë të martë zyrtarisht se ka izoluar rastin e parë të prekur nga virusi.
Sipas ISHP-së rasti i parë i virusit është gjetur te një 16-vjeçar, i cili u paraqit në infektiv me komplikacione të rënda për të cilat edhe u intubua, por fatmirësisht djali e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas epidemiologëve virusi prek kryesisht foshnjat dhe nis të shfaqet me shenja të ngjashme me gripin.
Ky virus shfaq gjithashtu simptomat siç është kolla, dhimbje kraharori dhe në ditën e tretë apo të pestë, situata agravohet.
Specialstët bëjnë thirrje për qytetarët që të mos panikosen.