Toka në Shqipëri vazhdon të lëkundet nga veriu në Jug. Mëngjesin e kësaj të mërkure janë regjistruar lëkundje në Xibër të Dibrës, me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter sipas IGJEUM.

Instituti i Gjeoshkencave raporton për disa lëkundje me magnitudë të lartë në Jug të vendit.

Brenda një harku kohor 3 minutash, në mëngjesin e të mërkurës janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë më e madhja 4.5 dhe 3 e shkallës Rihter. Në orën 5:22 deri në orën 5:24 janë ndjerë lëkundjet me epiqendër në Sarandë, Konispol.

Ndërkohë që edhe mbrëmjen e së martës, janë shënuar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 dhe 3.8 me epiqendër në Konispol.