Ministri anglez për Emigracionin Robert Jenrick ka dhënë një intervistë ku ka folur për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë, pas notës verbale që Shqiperia i dërgoi Britanisë së Madhe.
Ministri ka thënë se nuk është penduar për videon ndërsa ka shtuar se duhet të dallohet diaspora shqiptare nga personat që shkojnë ilegalisht me gomone në Britani.
Ministri: “Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare.” “Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, u përgjigj ministri.
Gazetari: “Epo pse i keni ofenduar atëherë?”
Ministri britanik: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me varka të vogla.
Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i imi për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!”.
Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.